-Kronikë

Gjendet një trup i pajetë, dyshimet e para të policisë

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në anë të një rruge në fshatin Kamenicë, Korçë.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për 58-vjeçarin me iniciale M.A, i cili është gjetur i pajetë, ndërsa atij nuk i janë gjetur shenja dhunë në trup.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Blutë e Korçës thonë se po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko