Kronikë

Gjendet i vdekur në qeli 38-vjeçari shqiptar, policia franceze zbardh detajet

               Publikuar në : 18:11 - 12/06/18 |
rel d

Një 38-vjeçar nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës në burgun e Fleury-Mérogis në Francë, duke u vetëvarur.

Mësohet se viktima është Aleksandër Hasalla, i cili vuante dënimin në Francë pasi në vitin 2016 u arrestuar nën akuzën se kishte furnizuar me armë terrosritin Mohamed Bouhlel, gjatë sulmit të Nicë-s.

Mediat franceze shkruajnë se Hasalla kishte pasur rol periferik gjatë sulmit terrorist në Nicë më 14 Korrik 2016, ku u vranë 86 persona dhe mbetën të plagosur 450 të tjerë. Hasalla ishte akuzuar se i kishte siguruar terroristit një kallashnikov dhe një pistoletë automatike.

Ai ishte një emër i njohur për autoritet franceze, pasi në të shkruarën ishte arrestuar edhe për vjedhje./Panorama

 

Pas