Aktualitet, Kryesore

Gjendet i pa jetë me plagë në kokë një person në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë pranë shkallës së pallatit ku banonte.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi Th. Gj i moshës 70 vjeç është gjetur me plagë në kokë pranë shkallës së një pallati në rrugën “Shefqet Kulla”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 70 vjeçari të jetë rrëzuar nga shkalla e pallatit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko