-Retro, Bota, Metro, Te Fundit

Gjenden sekuenca filmike; gratë përdoreshin për seks nga ushtarët gjatë Luftës së II Botërore

Studiuesit pretendojnë se kanë gjetur sekuencat e para filmike, mbi gratë që përdoreshin si objekte seksi për ushtarët, xhiruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Filmi ishte xhiruar nga trupat e përbashkëta amerikano-kineze në provincën e Kinës, Yunnan, e cila ka qenë më parë pjesë e Japonisë.

Klipet u gjetën nga studiuesit e financuar nga qeveria, në Universitetin Kombëtar të Seulit, në arkivat e SHBA.

Klipi  zgjaste 18 sekondave, tregon disa gra të rreshtuara duke folur me një ushtar kinez. Ato përdoreshin për t’ju përgjigjur kërkesave të ushtarëve pa asnjë lloj kundërshtimi.

 

Deri tani, të dhënat e vetme të grave të detyruara në skllavëri seksuale nga ushtria kineze gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin fotografitë dhe dëshmitë e mbijetuara.

Aktivistët e Koresë së Jugut vlerësojnë se 200,000 gra u detyruan të dilnin në shtëpitë publike për ushtrinë japoneze. Besohet të kenë qenë kryesisht nga Korea, por edhe nga Kina, Indonezia, Filipinet dhe Tajvani. /opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko