InstaBIZ, Te Fundit

Gigi Hadid paditet nga një fotograf

Gigi Hadid duket se është në telashe, ajo ka postuar së fundmi një foto e cila është parë nga 35. 7 milion ndjekës në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar nga ajo mban një xhiboks nga kompania e fuqishme Adidas, por Hadid ka shtuar një H dhe ka zhgarravitur dy germat e fundit, ndërkohë që fotografi Peter Cepeda pretendon se fotoja është bërë nga ai dhe se duhet të marrë të drejtat ekskluzive për foton. Ai ka bërë një padi dhe thotë se veprimi i Hadid ishte shkelës dhe i qëllimshëm dhe se ka shpërfillur me indiferencë të gjitha të drejtat që i takojnë atij.

 Peter Cepeda thotë se ai e ka shitur foton me inicialet e tij për gazetën Daily Mail dhe TMZ, por jo për Hadid dhe aq më tepër duke mos e përmendur atë si autorin e fotos. Padia ka shkuar në gjykatë dhe pritet se çfarë do ndodhë.  Nga ana tjetër Gigi ende nuk ka reaguar.  /opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko