Bota

George W. Bush përlotet në lamtumirën e të atit

               Publikuar në : 23:09 - 05/12/18 |
rel d

George W. Bush nuk i mbajti dot lotët në fjalimin e lamtumirës së babait të tij George H. W. Bush.

Ngushëllimi ynë është kur mendojmë se babi po mban sërish dorën e mamit, ishte fjala e fundit mallëngjyese e ish-presidenti i 43-të i SHBA-ve, i zhveshur tërësisht nga figura e fortë që e karakterizon.

“Që ne ishim më të prirur për të patur sukses më shumë se kushdo tjetër rreth nesh, dhe promovoi një botë të miqësisë. Do të të kujtojmë pikërisht për këto mesazhe edhe për shumë më tepër. Do të na mungosh. Mirësjellja, sinqeriteti dhe shpirti yt i dashur do të qëndrojnë gjithmonë me ne. Mes lotësh, dije se jemi të bekuar që të kemi njohur, një njeri fisnik dhe të madh, babain më të mirë që një djalë apo vajzë mund të ketë. Në pikëllimin tonë, le të buzëqeshim duke e ditur që babi po përqafon Robin dhe shtrëngon dorën e mamit sërish”-tha Bush mes lotësh, duke kujtuar kështu motrën Robin e cila ka humbur jetën në moshë të vogël, dhe nënën e tij e cila u nda nga jeta 7 muaj më parë.

Në ceremoninë shtetërore ishin të pranishëm figurat më të larta të politikës amerikane, presidenti Donald Trump, ish-presidentë Obama e Bill Klinton dhe ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton.

Ndonëse shumë afër me njëri-tjetrin, mes Trump dhe Klintonëve u vu re një ftohtësi. Presidenti i dha dorën vetëm çiftit Obama.

Ceremonia e lamtumirës së George H. W. Bush nisi të martën në Kapitol Hill, për të vijuar me nderimin fetar këtë të mërkurë në Katedralen kombëtare në Uashington. Trupi i sh-presidentit do të përcillet të enjten për në banesën e fundit në shtetin e tij, në Teksas.

George H. W. Bush, u nda nga jeta të premten në moshën 94-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje që zgjati disa vite. Ai shërbeu si president i 41-të i SHBA-ve nga viti 1989 deri më 1993.

Pas