Aktualitet, Kryesore

Gënjeu në formularin e dekriminalizimit, Prokuroria kërkon 7 muaj burg për Elvis Roshin

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, është njohur sot me pretencën e prokurorisë, e cila kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg për të. Roshi abuzoi me të dhënat e tij në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar arrestimin e tij në Itali vite më parë.

Sakaq, avokati i tij Maks Haxhia, ka kërkuar një masë më të lehtë duke përjashtuar burgun, dhe duke kërkuar të dënohet me punë në komunitet.

Lajmi në përditësim

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko