Sport

“Gazzetta Dello Sport” zgjedh favoritët për Botëror, Brazili në krye, Argjentina e pesta

“Gazzetta Dello Sport” ka përcaktuar skuadrat favorite të cilat mund të fitojnë Botërorin ‘Rusi 2018’.

Në vendin e parë si favorit kryesor, prestigjozja italiane zgjedh skuadrën e Brazilit, si më të mirë për të fituar Botërorin, ku me trajnerin Tite në krye, ekipi ka marrë një fytyrë tjetër.

Vendi i dytë mbahet nga Gjermania, e cila këtë vit do të synojë të fitojë për herë të dytë radhazi trofeun e Kupës së Botës, pas Botërorit të vitit 2014 në Brazil.

Pas Gjermanisë, renditet Spanja si e treta dhe Franca si e katërta.

Ndërsa Argjentina ndodhet në vendin e pestë ku edhe pse kanë Lionel Messin, por edhe emra të tjerë të mëdhenj në ekip nuk kanë mundur të përshtaten dot me njëri tjetrin të paktën deri me tani.

Belgjika, Anglia, Kolumbia, Portugalia e Uruguai plotësojnë 10-shen e parë të ekipeve favorite për të triumfuar në Rusi.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko