Gazetarja përplaset live me Lulzim Bashën, ja debati – Opinion – Faqja Zyrtare
-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Gazetarja përplaset live me Lulzim Bashën, ja debati

basha-me-bashesn-500x286

Përplasje mes liderit të PD dhe gazetares Anila Basha. Gjatë një lidhje direkte për emisionin ‘Ditare’ të Rudina Xhungës, nga ‘çadra e lirisë’, Basha ka replikuar me gazetaren Basha pas një pyetje që bëri kjo e fundit.

Gjithçka nisi kur Anila Basha pyeti kreun e opozitës se si do të hyjnë në zgjedhje kur ka lënë PD-në pa kryetarë në rrethe. Ndërkohë, Basha ia ka kthyer gazetares që mos të bëj zhurmuesin.

Basha: Mos bëj zhurmuesin, hajde bëhu anëtare e PD dhe merre ti në dorë drejtimin e PD.

Gazetarja: Me batuta si këto nuk fiton dot zgjedhje, nuk ke kryetarë të PD-së nëpër rrethe o zotëri, si do hysh në zgjedhje?

Basha: Kur ti flet dhe unë flas nuk dëgjoj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko