Kryesore

Gazetari zbardh arsyen e vërtetë: ja pse erdhi jahti i miliarderit rus në Shqipëri

Ditën e djeshme bëri buji lajmi se një jaht i madh luksoz i cili i përkiste miliarderit rus Andrej Melnjichenko u pa në brigjet e qytetit të Sarandës, ku ai darkoi edhe në një nga restorantet me emër të qytetit. Në një status në Facebook, gazetari Klodian Tomorri ka shpjeguar edhe arsyen pse jahti gjigand ndaloi në Shqipëri.

“Per shume njerez ky mund te duket paradoks, pasi Shqiperia eshte nje nga 10 vendet me cmimin me te shtrenjte te naftes ne bote. Por cmimi i karburanteve per jahtet ka nje histori tjeter.

Per shkak se jahtet konsiderohen si mall luksi, te gjitha vendet perreth nesh kane nje takse te posacme shume te larte per karburantin qe shkon per furnizimin e tyre. Ndersa Shqiperia e takson karburantin e jahteve njesoj si naften dhe benzinen, qe perdoret per automjetet e qytetareve, transportin publik apo dhe traktoret e fermereve,” sqaron Tomorri në statusin e tij.

Ai vijon më tej duke thënë se jahti dje u furnizua me 840 mijë litra karburant. Nëse ky jaht do të furnizohej në vendet fqinje si Mal i Zi apo Greqi do ta blinte këtë sasi karburanti për 100 mijë euro, ndërsa në Shipëri i kushtoi 72 mijë dollarë.

Më poshtë lexoni statusin e plotë:

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko