-U tha në Opinion, Aktualitet, Kryesore

Gazetari tregon atë se çfarë ndodhi në autostradë ditën e përmbytjes

Gazetari Erion Skendaj të hënë në mbrëmje ka treguar për përmbytjen dhe situatën e rëndë që u krijua në autostradën Tiranë-Durrës.

Skendaj theksoi në emisionin ‘Opinion’ se gjithçka çfarë u krijua atë ditë kalon edhe fuqinë e reshjeve të shiut, pavarësisht dendësisë së tyre.

Ai theksoi se rruga ishte e bllokuar nga uji përreth një kilometër, ndërsa 300 makina gjendeshin të bllokuara.

Sipas tij, gjithçka ishte rrëmujë dhe disa makina ishin edhe të përplasura, ku mendohet se mund të ketë pasur edhe një rrymë uji.

Gazetari tha se trafiku ndarës i autostradës ka shërbyer si digë, kurse ujërat kanë ardhur nga pjesa kodrinore e City Parkut, ku gjithçka për vetëm disa minuta u shndërrua në një bazen uji.

Skendaj tregoi se pikërisht ajo situatë e krijuar, terrorizoi njerëzit dhe i la ata të vetëm në mes të ujit për të zgjidhur situatën.

Të gjithë njerëzit thonin se me shumë gjasë është hapur një nga rezervuaret. Mbi kurorën e kodrave atje janë katër rezervuare. Por çfarë ndodh, rezervuaret kanë një regjim dhe ky regjim nuk është s’batuar me shumë gjasë, pasi fakti se aty u bë bazen, do të thotë se rezervuari ka shkaktuar në masë ujë. Ujë qe e ka akumuluar dhe nuk e ka shkarkuar në kohën që i duhet”, -tha Skendaj.

Skendaj  tregoi se kjo situatë erdhi me shumë gjasë për shkak të ujit të derdhur nga rezervuaret që janë mbi kurorën e kodrave përreth, si dhe përroit të Gjokës që është futur në tub në parkingun e qendrës tregtare, i cili rrjedh nga një prej katër rezervuareve aty.

“Janë lënë njerëzit të mbijetojnë vetë. Ndihma e parë nuk ka ardhur në kohë. Këtë informacion e kanë pohuar vetë njerëzit, ndërsa shumica e tyre kanë dalë me not. Po flasim mbi një metër ujë dhe rrymë. Makinat kur kanë ujë rrinë në vend, nuk përplasen njëra me tjetrën. Ato kanë qenë të ndaluara, atëherë t’a shpjegojë dikush se për çfarë arsye automjetet u përplasen me njëra-tjetrën. Me shumë gjasë, aty është përroi i Gjokës, ai rrjedh nga rezervuari i Gjokës, është dy km larg vendit mbi kurorën e kodrave. Ai përrua shkarkohet në mes të parkingut të City Parkut. Aty është hapur se ka pasur edhe përmbytje të tjera, aty kanë futur përroin në tub. Kjo nuk është gjë e rë këtu, në Lanabregas e futën ujin në tub, edhe aty u prish”.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko