Gazetari e quan Melaninë “lavire”, Emily Ratajkowski i del në mbrojtje – Opinion – Faqja Zyrtare
Bota, InstaBIZ

Gazetari e quan Melaninë “lavire”, Emily Ratajkowski i del në mbrojtje

1487173868gocat

Emily Ratajkowski, modelja më e famshme në rrjetet sociale ka dalë në  mbrojtje të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump.

Në emër të të gjithë grave grave dhe të artit nudist, Emily Ratajkowski, përmes një statusi në “twitter” ka denoncuar një gazetar të “New York Times”, i cili ka ofenduar Zonjën e Parë.

Gjatë bashkëbisedimit privat me modelen Ratajkowski, gazetari (emri i të cilit nuk dihet),  ka ironizuar në mënyrë seksiste mbi të shkuarën e bashkëshortes së Presidentit të SHBA-ve.

“Ndërsa po bisedonim ai deklaroi se “Melania është një lavire”. Cilado qofshin bindjet e tua politike, është e drejtë që t’i denoncosh këto fjalë.”, – shkruan modelja.

Top modelja ka dalë në mbrojtje të Melanisë dhe pak orë më vonë Zonja e Parë e ka falenderuar publikisht atë.  Më pas ka ardhur edhe reagimi zyrtar i “NYT” që i ka përcaktuar tërësisht  të papërshtatshme fjalët e gazetarit, pa e identifikuar atë./TCH

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko