Bota, InstaBIZ

Gazeta “Daily Mail” i kërkon falje publike Melania Trump: “Do ta dëmshpërblejmë”

Gazeta britanike ‘Daily Mail’ nëpërmjet një artikulli botuar ditën e sotme i ka kërkuar falje Zonjës së Parë Melania Trump. “Daily Mail” dhe faqja e saj në internet “Mail Online” do t’i paguajnë dëmshpërblim Zonjës së Parë amerikane, për t’i dhënë fund padisë për pretendime të rreme për punën e saj si modele.

Në artikullin e botuar vitin e kaluar nga  “Daily Mail” kishte akuza të rreme se Melania Trump, veçse modele kishte ofruar edhe shërbime të një lloji tjetër, duke lënë të kuptohet për ato seksuale, si një eskortë, shkruan opinion.al

Uebsajti Mail Online dhe gazeta Daily Mail botoi një artikull më 20 gusht të vitit 2016 në lidhje Melania Trump, në të cilin vinin në pikëpyetje natyrën e punës së saj si një modele profesionale, duke e akuzuar se ajo kryente edhe shërbime përtej thjesht modelimit, si eskortë.

Artikulli përfshinte deklaratat, ku  zonja Trump mohoi akuzat dhe Paulo Zampolli, menaxheri i agjencisë së modelimit, gjithashtu i mohoi këto akuza. Artikulli gjithashtu pohoi se Z. dhe Znj Trump mund të jenë takuar tre vjet para se ata e bën publike dhe e “organizuan” takimin e tyre aktuale si një “hile”.

Ne e pranojmë se këto pretendime në lidhje me znj Trump nuk janë të vërteta dhe ne i tërheqim të gjitha ato që janë shkruar në artikull. Ne si media i kërkojmë ndjesë znj Melania Trump për çdo fatkeqësi që botimi ynë ka shkaktuar ndaj saj. Për dy padit e zonjës Trump kundër nesh, ne kemi rënë dakord se do të paguajmë dhe dëmshpërblejmë  çdo dëm shkaktuar imazhit të saj nga ky artikull, shkruan Daily Mail./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko