4, Sport

Gati sa nuk vdiq në Rusi, ja ndodhi me yllin e Kombëtares së Brazilit

Duket se arritja këtu ku është sot nuk ka qenë e lehtë për mbrojtësin brazilian Tiago Silva i cili ka qenë në Rusi edhe më parë. Trembëdhjetë vite më parë, mbrojtësi ka rrezikuar të vdiste për shkak të sëmundjes së tuberkulozit në një spital të Moskës, por kanë qenë doktorët rus ata që i kanë shpëtuar jetën. Në janar të 2005 Tiago Silva është bashkuar me ekipin e Dinamos së Moskës. Kalimi në ekip u bë pa i zhvilluar testet mjekësore.

Lojtari jepte çdo gjë ne stërvitje për të bindur trajnerin por diçka nuk shkonte dhe ai lodhej shpejt. Simptomat vazhdonin  të ishin të pranishme, temperatura e lartë, kollë, djersitje. Mjeket dyshuan për një ftohje të fortë por më vonë dalin në përfundimin se djaloshi vuante nga sëmundja e tuberkulozit prej 9 muajsh dhe nëse sëmundja do të ishte zbuluar më vonë ai do të kishte vdekur. Megjithatë kjo u kap në kohë dhe mjekët u detyruan ti hiqnin gjysmën e mushkërisë së djathtë. Më pas dihet dhe ringritja e futbollistit si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko