4, Sport

Gara në FSHF/ Duka përballë Finos socialist: Ja raporti im me kryeministrin Rama

Tashmë gara për drejtimin e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbiollit është zyrtare. Sikundër është mësuar përballë kreut aktual të Federatës, Armando Duka do të jetë deputeti Bashkim Fino. Një një intervistë të dhënë për gazetën “Panoramasport” për gazetarin Jorgis Memo, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ndërsa ka folur për zgjedhjet që do të mbahen në fillimit të muajit shkurt, është shprehur edhe për raportin e tij me kryeministrin Rama.

“Dikur Edi Rama thoshte se “Duka është nga ata që nuk ia ha qeni shkopin…”, po sot a mendoni se ai ka të njëjtin vlerësim dhe se nuk do të ndërhyjë në këto zgjedhje?

“Marrëdhënia personale me Edi Ramën nuk ka asnjë arsye për t’u komentuar në publik. Nuk e kam mohuar që nga pikëpamja shpirtërore mbështetja e tij personale dhe e qeverisë, sidomos në investime dhe në momentin e Europianit, ka qenë e madhe. Unë kam rezervat e mia për raportin e futbollit me shtetin, por kjo jo detyrimisht për kryeministrin, sepse ai nuk mund të zgjidhë gjithçka. Për shembull, një nga betejat më të mëdha që kam, është taksimi i futbollit. Të ardhurat në futboll nuk mund të tatohen siç do fushë tjetër. Çdo klub tatohet me 15% sipas ligjeve klishe, madje dhe për të ardhurat që vijnë nga UEFA.”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko