Galaxy S8 i pakrahasueshëm me iPhone 8, ja veçoritë e Apple që do lënë në “baltë” Samsung – Opinion – Faqja Zyrtare
-Teknologji, Metro

Galaxy S8 i pakrahasueshëm me iPhone 8, ja veçoritë e Apple që do lënë në “baltë” Samsung

iphone-8-concept-transparent

Për shkak të pamundësisë për të nxjerrë veçori të reja, analisti Ming-Chi Kuo beson se Galaxy S8 nga Samsung nuk do të jetë aq i famshëm sa linja S7 e Galaxy.

Për më tepër, Kuo beson se iPhone 8 i Apple do të arrijë më shumë sukses në treg sapo të lansohet këtë vit.

Në një shkrim në 9to5Mac, Kuo shkruan se S8 do të dështojë të sjellë diçka të re ndryshe nga S7.

Kurse iPhone 8 i Apple do të përfaqësojë ndryshimin më të madh në teknologjinë e iPhone që kemi parë deri më tani.

Edhe pse shumë prej veçorive që do të jenë në iPhone 8 nuk do të jenë të reja në tregun e celularëve të mençur, ato do të jenë të reja për përdoruesit e iPhone.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko