Sport

Futbollisti më i vjetër në botë firmos kontaratën në moshën 51-vjeçare


               Publikuar në : 14:56 - 12/01/19 |
Gerta

Ish-sulmuesi i Japonisë, Kazuyoshi Miura ka zgjeruar rekordin e tij si lojtari më i vjetër në botë pas rinovimit të kontratës së tij me Yokohama FC, tha klubi.

Futbollisti 51-vjeçar, i njohur me pseudonimin “King Kazu”, do fillojë sezonin e 34-rt të karrierës së tij këtë vit.

“Falënderoj tifozët që më mbështesin gjithë kohën,”-tha Miura në një deklaratë të shkurtër. “Unë do të punoj çdo ditë dhe të luaj sa më shumë të jetë e mundur.”

Në vitin 2017, Miura theu rekordin e mëparshëm, duke u bërë lojtari më i vjetër që luan në një lojë futbolli në një ndeshje profesionale.

Dy rekordet e mëparshme u vendosën nga legjenda angleze Stanley Matthews.

Vitin e kaluar ai luajti nëntë ndeshje për Yokohama, por nuk arriti të shënonte.

Pas