-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Fushata/ Erdogan “në Shqipëri” për të mbështetur Edi Ramën

Teksa fushatës po i vjen fundi, në ekranin e një prej TV kombëtare në vend, Top Channel shfaqet në intervistë ekskluzive presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Mesazhi është i qartë në mbështetje të Edi Ramës.

“Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, thotë Erdogan në intervistën për Tch.
Po kështu ai shfaqet duke u bërë thirrje Ramës e Metës të bashkëpunojnë sepse përçarja e institucioneve, sipas tij, mund të cenojnë unitetin e shtetit. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko