Sociale

Fshati izolohet nga bora/ Infermierja shpëton nënën dhe fëmijën

               Publikuar në : 17:42 - 09/01/19 |
Gerta

25 vjeçarja L.C nga Labinot Katun i Elbasanit ka lindur në shtëpi për shkak të rrugës së bllokuar nga bora.

Ka qenë infermierja Nazmie Demiri, e cila ka shpëtuar nënën dhe fëmijën duke ofruar shërbimin e saj në shtëpinë e nënës.

Falë ndërhyrjes në kohë të infermieres të Qendrës Shëndetësore të Labinot Katund nëna ka lindur pa ndërlikime, dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në maternitetin e Elbasanit.

Lajmin e ka bërë të ditur në faqen e saj në facebook Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu./Opinion.al

Pas