Metro

Frikë nga peshqit helmues që po shfaqen në Mesdhe

               Publikuar në : 14:30 - 10/08/18 |
ri.de.

Rithehet alarmi i pushtimit të detit Mesdhe nga peshqit tropikalë. Së fundmi janë shfaqur dy miq të padëshiruar, të cilët janë peshq të rrezikshëm dhe helmues.

Autoriteti detar italian bën të ditur se peshku akrep dhe peshku top me njolla vijojnë zgjerimin e tyre gjeografik në detet tona.

Peshku akrep është parë për herë të parë në Mesdhe në vitin 2013. Fillimisht u fut aksidentalisht në Florida të SHBA në fund të viteve 80, duke pushtuar detin e Caraibeve dhe një pjesë të mirë të brigjeve të Atlantikut, deri sa arriti të kalojë kanalin e Suezit për t’u përhapur në Mesdhe.

Ky peshk është i pajisur me gjemba të gjatë dhe helmues dhe në rast të kontaktit pjesa e lënduar duhet shpëlarë mirë me ujë të nxehtë për të ulur efikasitetin e veprimit të helmit.

Edhe peshku top është shumë helmues dhe duhet evituar prekja apo konsumimi i tij, pasi efekti toksik ngelet i pandryshuar edhe pas gatimit. Ndërkohë që ekspertët thonë se ka një kafshim shumë të fuqishëm dhe duhet patur shumë kujdes.

Pas