-Teknologji

Frigoriferi modern që ju ndihmon me punët e zakonshme

               Publikuar në : 07:30 - 11/01/18 |
rel d

Kompania ‘Samsung’ ka krijuar një ndër pajisjet më të nevojshme për shtëpi ku familjarët mbajnë ushqimet e tyre.

Teknologjia e fundit ka bërë që frigoriferi ‘Samsung Family Hub’ të ketë komanda dhe sistem të centralizuar për shtëpinë. Kjo pajisje funksionon me sistemin ‘Smart Things’, që lejon të kontrolloni objektet vetëm me anë të zërit.

Nuk ofron mundësitë që ushqimet të vijnë në tavolinën tuaj por mund t’ju tregojë një recetë në internet për gatimin e preferuar apo pak muzikë, duke mos lënë pas lojërat argëtuese.

Cmimi i këtij frigoriferi të teknologjisë së fundit arrin deri në 5.600 dollarë.

Pas