Rusi 2018

Franca i rrëmben fitoren Australisë, teknologjia favorizon “gjelat”

               Publikuar në : 14:01 - 16/06/18 |
E SH

Franca ka mposhtur Australinë me rezultatin 2-1, në takimin e parë të Grupit C. Një fitore e vuajtur për djemtë e Deshamp, të cilëve në sfidën e sotme iu erdhi në ndihmë edhe teknologjia. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. Në minutën e 58-të, Grizman kaloi në avantazh të tijtë me 11 metërsh, pas konsultës së gjyqtarit me sistemin VAR.

Nuk zgjati shumë avantazhi i “gjelave”, pasi në minutën e 62-të, Australia barazoi me anë të Jedinak. Edhe ky me 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë të Umtiti. Për t’i dhuruar fitoren skuadrës franceze mendoi Pol Pogba i cili në minutën e 80-të shënoi golin e avantazhit, falë edhe ndihmës së “line teknologji”.

Me fitoren e sotme, Franca arriti të sigurojë 3 pikë të arta, duke mbajtur përkohësisht vendin e parë. Kujtojmë që në orën 18:00 do të luhet sfida tjetër e Grupit C, Peru-Danimarkë./Panorama Sport

Goli i Frances me penallti on Vidnews.

Pas