3

Fox News: Si reagoi Pandeli Majko kur amerikanët e njohën me kërcënimet e Iranit

               Publikuar në : 15:43 - 10/08/18 |
ri.de.

Ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko (sot minister i Diaspores) i është kërkuar nga zyrtarët amerikanë që të rrisë sigurinë personale. Kështu raporton Fox News, sipas të cilës deklaratën Pandeli Majko e ka dhënë për këtë media. Arsyeja e marrjes së këtyre masave, sipas ministrit Majko vjen pas informacioneve për një kërcënim kundër tij.

Në intervistën për Fox News Pandeli Majko ka thënë se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt dhe shtoi se “nuk kam frikë”.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes.

Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist të organizuar nga shërbimi sekret iranian. Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë dhe Holandë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Për regjimin e Iranit, muxhahedinët janë kërcënim i sigurisë së brendshme, pasi kërkojnë rrëzimin e sistemit dhe zëvendësimin e tij me një model demokratik.

Në Fox News përfaqësues të muxhahedinëve thonë se kanë informacione se në Ambasadën e Iranit në Tiranë janë vendosur agjentë dhe drejtues të shërbimeve sekrete iraniane. Qëllimi i tyre është sabotimi i aktivitetit të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.

Pas