-Politikë, Foto, Kryesore, Te Fundit

Fotot e rrallë/Kur Ben Blushi dhe Ed Shalsi ishin miq

shalsi-blushi

Kreu i Librës Ben Blushi dhe Ministri i sapodekretuar Ed Shalsi janë përplasur sot ashpër në parlament. Për ata që nuk e dinë, Ben Blushi dhe Ed Shalsi nuk janë thjeshtë anëtarë të PS, ku njëri është afruar në 1997 dhe tjetri në 2005. Ben Blushi dhe Ed Shalsi kanë qenë miq të vjetër që nga koha që studionin në Gjimnazin Sami Frashëri në Tirana. Shalsi ka qenë një vit sipër Blushit, por ata frekuentonin po të njëjtin rreth miqësor dhe shoqëroheshin shumë bashkë. Pas vitit 1990 Blushi ndoqi rrugën e gazetarisë ndërsa Shalsi vijoi profesionin e tij. Ai filloi të punonte në një bankë deri në vitin 2002, ku me gjasë, ishte Blushi që e afroi në Qeverinë e Nanos dhe më pas Rama që e mori si Shef Kabineti në Bashki. Në një farë mënyrë, Blushi ka qenë suportues për mikun e tij të vjetër dhe për karrierën e tij në fillimet e saj.

Blushi dhe Shalsi e kanë ruajtur etikën mes tyre, por në këtë rast tensioni politik nuk i ka kursyer. Opinion.al po sjell një foto të rrallë të Blushit dhe Shalsit, kur njëri ishte student i Letërsisë dhe tjetri i Ekonomikut në vitin 1988 thuajse 29 vjet më parë. Fotoja është shkrepur aty ku dilnin gjithë qytetarët e Tiranës në lulishten që nuk ekziston më, pas monumentit të Skëndërbeut! Ben Blushi është në këmbë, në mes. Shalsi ulur po në mes.

IMG_8637

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko