InstaBIZ, Kryesore

Foto/Pas komenteve fyese sulltanesha Kosem rikthehet sërish në rrjetet sociale

Vetëm pak kohë më parë ajo vendosi të shkëputej nga rrjetet sociale, por me sa duket nuk ka rezistuar gjatë. Është fjala për aktoren turke Beren Saat, e cila për shkak të fyerjeve që kishte marr në adresën e saj u detyrua t’I mbyllte rrjett sociale. Saat njihet si sekulariste dhe opozitare me qeverinë në Turqi e me sa duket ka qenë kjo arsyeja që ka bërë shumë ndjekës t’I shkruajnë fyerje dhe mesazhe negative.

Por këtë fundjavë ajo është kthyer sërish.

“Hurriyet” raporton se Saat, e cila ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram, fillimisht postoi një foto të dy maceve nga Stambolli, ndërsa sot u shfaq tepër e gëzuar me dy qen.

33-vjeçarja njihet në Shqipëri për rolet e shumta në seriale shumë të ndjekura, si “Cili është faji i Fatmagylit?”, “Dashuri e Ndaluar”, Hakmarrje” si dhe së fundmi për rolin e Sulltaneshës Kosem në serialin me të njëjtin emër.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko