Aktualitet

Foto/Mes alkoolit dhe cigareve, kush është 24-vjecari që vrau sot 8 persona

               Publikuar në : 19:08 - 10/08/18 |
m.b

Policia ka deklaruar zyrtarisht se autori i vrasjes së 8 personave dhe plagosjes së të paktën 7 personave të tjerë është 24-vjecari Ritvan Zykaj.

Informacionet paraprake flasin se ai paraqet probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që në një kërkim të shpejtë në FB, në profilin e tij shihet se Ritvan Zykaj publikon foto duke qëndruar në lokal i rrethuar nga shishe të tëra birrash të konsumuara dhe paketa duhani.

Informacioni i policisë lidhur me ngjarjen

Policia e Shtetit ka publikuar informacionet e para lidhur me ngjarjen e rëndë me 8 viktima në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë autori është në kërkim, ndërsa janë ende të paqarta motivet e ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Pas