Fotolajm/ Vëllai i Pogbasë e di që vëllai i tij luan akoma me Juventusin – Opinion – Faqja Zyrtare
Aktualitet, Sport, Te Fundit

Fotolajm/ Vëllai i Pogbasë e di që vëllai i tij luan akoma me Juventusin

POG1

Florentin Pogba mban me krenari fytyrën e vëllait të tij, Paul-it në “shinpads”… Por, mesfushori francez, që verën e kaluar u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, është i veshur me një fanellë të Juventusit, edhe pse tashmë militon te “djajtë e kuq”. Ndeshja mes Manchester United dhe Saint-Etienne është ndërtuar nga mediat edhe si një betejë mes vëllezërve “Pogba”, por Florentin ka treguar se sa shumë e do ai vëllain e vet më të vogël, Paul. 26-vjeçari zbuloi “shinpads” e tij si me porosi në humbjen e pësuar në “Old Trafford”, në Ligën e Europës.
POG2

Mjerisht për Florentin, skuadra e tij u zhyt në një humbje 3-0 në ndeshjen e parë, pasi Zlatan Ibrahimovic shënoi “hat-trick” për “djajtë e kuq”. Duket se dizajni i “shinpads” ka nevojë për një “Makeover” të ri, ku lojtari më i shtrenjtë në botë të mos jetë me fanellën e Juventusit, edhe pse me bardhezinjtë kaloi katër sezone të suksesshme. Tashmë Paul është pjesë e Manchester United, por për vëllain, Florentin, ky ndryshim ambient nuk ka “mbërritur” akoma…

POG4

POG5
Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko