-Politikë

Fotolajm/ Tom Doshi fotografohet duke dalë nga Kryeministria, çfarë bisedoi me Ramën

               Publikuar në : 14:22 - 14/01/18 |
ri.de.

Paparazzi i gazetës “Panorama” ka fotografuar deputetin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, duke dalë nga Kryeministria aty ku duket se ka pasur një takim me kryeministrin Rama. Tom Doshi ka qenë deputet dhe pjesë aktive e Partisë Socialiste deri dy vite më parë, kohë kur marrëdhëniet e tij me Ramën u ftohën. Nuk dihen arsyet e kësaj vizite të Doshit në kryeministri, kur fare mirë Rama mund ta kishte takuar në Parlament. Pas ndarjes me Ramën, Doshi kandidoi si deputet në Shkodër, nën siglën e Partisë Social-Demokrate të Skënder Gjinushit. Në atë fushatë, në krah të Doshit u shfaq Olsi Rama, si për të krijuar idenë që Rama dhe Doshi janë përsëri bashkë. Tom Doshi ka qenë një prej njerëzve më të afert të Edi Ramës gjatë kohës që ai drejtonte PS-në në opozitë, por kryeministri e përjashtoi nga grupi parlamentar pasi Doshi akuzoi Ilir Metën, në atë kohë Kryetar Kuvendi, për organizimin e një skenari për të vrarë atë dhe Mhill Fufin.

 

Pas