-Politikë, Kryesore

FotoLajm/ Të rinjtë e opozitës ‘i presin’ Edi Ramës biletën për Kolumbi

Me thirrjet “Qeveri e drogës” dhe “Rama ik” të rinjtë e opozitës kanë protestuar pasditen e sotme (e hënë), duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

Simbolika e protestës së sotme, ishte një biletë e prerë avioni, vetëm vajtje drejt Kolumbisë, pasi është i vetmi shtet që mund t’i japë azil Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Saimir Tahirit.

Për të rinjtë demokrat, a mundet një vend të bëjë progres drejt BE-së me një ish-ministër të Brendshëm që po hetohet për trafik droge dhe drejtësia e kapur nga Edi Rama e lë të lirë.

Sipas tyre, një tjetër dilemë është nëse a mundet një vend të bëjë progres drejt BE-së, kur ministri i Brendshëm ka vëllain të dënuar për trafik droge, ka falsifikuar ligjin për të mos ia dorëzuar drejtësisë italiane si dhe i ka ofruar mbrotje të vëllait për të vazhduar trafikun e jetuar i lirë në Shqipëri.

Ata theksojnë se droga shqiptare është kthyer në problem Europian, dy ditë më parë sërisht Italia kapi 2.5 ton kanabis made in Edi Rama.

Natyrisht që ky trafik dhe kanabizimi i Shqipërisë do ishte i pamundur pa bekimin e Edi Ramës. Edi Rama erdhi në pushtet me krimin dhe po e mban atë përmes krimit dhe parave të drogës me të cilat blen vota, blen gjyqtarë e prokurorë”,- theksojnë ata.

Sipas tyre, Amerika e ka bërë të qartë se paratë dhe presioni po mbrojnë Saimir Tahirin, peshkun e madh. Ndërsa, shtuan se Gjermania e tha sërisht ditën e sotme, duke u shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave, ndërsa Tahiri është një peshk i madh dhe Xhafaj duhet të dorëhiqet.

Ata theksojnë se Fatmir Xhafaj është pengesa tjetër e Shqipërisë drejt Europës.

Sot çdo shqiptar e ka të qarte se Edi Rama është pengesa kryesore e Shqipërisë në Europë. Ne kemi dhënë prova se kur ekziston dëshira dhe vullneti ia dalim siç bëmë me Naton, me statusin e vendit kandidat që mbajti peng Edi Rama dhe me liberalizimin e vizave”, -thanë të rinjtë e opozitës.

Duke theksuar se duhet të marrim në dorë fatin tonë, pasi me Edi Ramën ka veç krim e drogë dhe shqiptarë në emigrim.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko