Aktualitet, Sport, Te Fundit

Fotolajm/ Stadiumi i ri Kombëtar, 1 milion euro vetëm ndriçimi

Prej muajsh po punohet për ndërtimin e impiantit të ri kombëtar. Në kryeqytet, momentalisht gjendet vetëm një stadium i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që në “Arenën Kombëtare” është mbaruar thuajse 55% e volumit të përgjithshëm. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit sjell për “Panorama Sport” detaje për situatën e punimeve në impiantin më modern kombëtar të futbollit që do të ndërtohet.

Punimet

Në fjalën e tij, ai tregon se është kryer rreth 13% e investimit dhe rreth 55% e volumit të të gjithë ndërtesës. “Momentalisht them që është drejt fazës së fundit të mbylljes së punimeve në katin përdhes. Tanimë pritet të nisë gjithçka për ndërtimin dhe vendosjen e shkallëve metalike në tribunat e stadiumit, në mënyrë që të bëhen gati për t’u betonuar. Kur flasim për ecuri punimesh, për këdo mund të duket se është bërë pak, por mund të them që janë hedhur mijëra tonë beton dhe është shtruar mijëra tonë hekur. Konkretisht, 60.000 metër/kub beton dhe rreth 7000 tonë hekur. Kam besim që jemi brenda të gjitha afateve dhe në vitin 2018 stadiumi do të jetë gati”, tregon fillimisht Dervishaj.

Ndricimi

Personi përgjegjës për infrastrukturën e stadiumeve në Komitetin Ekzekutiv në FSHF, jep të dhëna në lidhje me sistemin e ri të ndriçimit që do të përdoret në impiantin e ri kombëtar. Gjatë fjalës së tij për gazetën, Dervishaj sjell detajet se si do të jetë ndriçimi në stadium dhe sa do të kushtojë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko