3, Rusi 2018, Sport

Fotolajm/ Shikoni si e përqesh televizioni gjerman Brazilin që largohet nga Botërori

Televizioni gjerman ZDF e ka përqeshur Brazilin pas eliminimit nga Kupa e Botës në Rusi.

Më 27 qershor mori fund aventura e Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Kampioni i Botës dështoi kundër Koresë së Jugut në sfidën venditmare dhe ky eliminim nxiti median braziliane Fox Sports Brasil që të publikojë një postim në Twitter në formë tallje për Gjermaninë.

Dhe, pas eliminimit të Brazilit mbrëmjen e kaluar në çerekfinale prej Belgjikës, pasoi tallja nga televizioni publik gjerman, ZDF.

“Ngjyrat tona nuk janë një gjë për ju, apo jo”, u shpreh në këtë tallje televizioni publik gjerman, duke ju referuar ngjyrave të flamurit të Belgjikës, që janë të njëjta si të Gjermanisë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko