Fotolajm/ Piza siguron sponsor të ri, e prezanton me fanellën e Edgar Canit – Opinion – Faqja Zyrtare
Aktualitet, Sport

Fotolajm/ Piza siguron sponsor të ri, e prezanton me fanellën e Edgar Canit

pizaaa

Piza ka siguruar ditën e sotme një sponsor të ri që do të kontribuojë financiarisht në arkat e klubit. Klinika mjekësore “La Casa di Cura di San Rossore” ka firmosur një kontratë për të vendosur logon e saj në fanellën e skuadrës që luan në Serinë B të Italisë dhe ku aktivizohen 3 futbollistë shqiptarë, portieri Samir Ujkani dhe sulmuesit Rei Manaj dhe Edgar Çani.

Në prezantimin para mediave të sponsorit të ri, presidenti i klubit, Xhuzepe Korrado, kishte zgjedhur fanellën me numrin 9 të sulmuesit Edgar Çani për ta përdorur si model. Logoja e sponsorit të ri është e vendosur në pjesën e pasme të fanellës poshtë numrit.

Fakti që ka qënë pikërisht fanella e Çanit e zgjedhur për në prezantim nuk është diçka rastësore pasi ai është një nga futbollistët më popullorë dhe më të dashur nga ana e tifozëve për shkak të kontributit të tij të madh në sezonin e shkuar kur u sigurua ngjitja nga Lega Pro në Serinë B.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko