-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

FotoLajm/ Motori përplaset me një automjet, plagoset drejtuesi i tij

Drejtuesi i një motori picash është përplasur me një furgon mallrash paraditen e sotme në lagjen nr.1 në Shkozë, ku dhe ka mbetur i plagosur.

Burime nga vendngjarja sqaruan se drejtuesi i motorit është përplasur me një furgon mallrash, duke marrë goditje të forta në trup dhe kokë.

Ai është dërguar menjëherë nga qytetarët e pranishëm në vendngjarje për të marrë ndihmën e parë mjekësore në QSUT.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko