-Kronikë, 3

Fotolajm/ Kush është punonjësi social që u mbyt për të shpëtuar të fejuarën në Velipojë

Ervin Palaj kishte zgjedhur plazhin e Vilunit në Velipojë për të pushuar me të fejuarën, pa e ditur që kjo ditë do të përfundonte në fatalitet për jetën e tij.

Gjithçka ka ndodhur në orët e drekës, kur e fejuara e tij ka rrezikuar të mbytej në det, momenti kur 30 vjeçari është futur në det dhe e ka shpëtuar, por nuk ia ka  dalë të shpëtojë veten.

Kjo është edhe fotoja e viktimës nga fshati Dajç i Lezhës, që punonte si punonjës social që edhe pse pushuesit i dhanë ndihmën e parë, nuk mundi të mbijetonte.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko