Aktualitet, Sport, Te Fundit

Fotolajm/ Dinamo Kiev-Skënderbeu, vetëm një shqiptar ndaj 25 mijë ukrainasve

Vetëm një tifoz shqiptar është ulur sot në tribunën që i rezervohej tifozëve udhëtues në stadiumin “Olimpiysky” të Kievit. Mediave ukrainase u ka rënë në sy sjellja e këtij tifozi i cili nuk ngurroi edhe të hapte menjëherë një flamur shqiptar në shkallaret e tribunës ku ai ishte “zot” gjatë 90 minutave.

Tifozi shqiptar që kishte blerë biletën për këtë sfidë, ishte i vetëm përballë 24892 tifozëve ukrainas që ndoqën këtë takim në shkallaret e stadiumit “Olimpiysky”, sipas të dhënave zyrtare të klubit mbi ata që kishin prerë biletën për këtë sfidë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko