Aktualitet, Te Fundit

Fotografia e Gent Shkullakut mbi zjarret, ndër 20 fotot më të mira në botë

Protestat në Nairobi, zjarret në Europë, Kampionati Botëror  i Atletikës dhe sulmet ajrore në Siri –janë lajmet e javës së kapur nga fotoreporterët më të mirë të botës pasqyruar nga “The Guardian”.

Mes tyre është edhe fotografia e Gent Shkullakut, nga zjarri masiv në Sarandë.

“Një rojtar pylli teksa përpiqet të shuajë një zjarr në rajonin e malit Muzina. Zjarret në pyje janë përhapur në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht në zonat e largëta, pasi vendi është ngulfatur nga një valë e nxehtë. Fotografia: Gent Shkullaku/ AFP”, raporton The Guardian.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko