Metro

Fotogaleri/ Këto janë mënyrat ideale për të kombinuar atletet e bardha

Të apasionuarit ose jo pas modës, të fiksuar ose jo pas këpucëve, diçka është e sigurt: medoemos, dikur i kemi patur një palë atlete të bardha në garderobë! Janë ndër modelet më të përhapura, por njëkohësisht më pak të mërzitshmet. I vetmi problem që shkaktojnë vjen prej ngjyrës, që tregon më shpejtë papastërtitë e mbledhura gjatë rrugës. Megjithatë, ka dhe nga ata të cilët këtë problem e zgjidhin fare thjeshtë, duke u mjaftuar me një pastrim të thjeshtë në fund të ditës. Por, si t’i kombinojmë atletet e bardha?

Jemi gjithmonë në kërkim të një dukje sa më shik, në mënyrë që të sigurohemi që paraqitja e një dite të caktuar të mos jetë aq e thjeshtë sa për t’u anashkaluar. Kur mbretëresha e takave, Victoria Beckham vendosi të provonte këpucët e sheshta, të gjithë e kuptuam që erdhi koha e risive në stil. Duke filluar nga Adidas, e deri tek atletet Kenneth Cole, këto të fundit nuk gjejnë më përdorim vetëm në abientet e palestrës. Nëse ndiheni jashtë normalitetit kur nuk vishni taka me veshjet tuaja më të mira, klikoni në galeri për të parë gjashtëmbëdhjetë kombinimet më shik të atleteve të bardha, me çdo lloj paraqitje./Bordo

 

21729189_10214375697129713_1829192685_n

Picture 1 of 12

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko