Galeri

Fotogaleri/ Incidentet më të famshme me veshjet e familjes mbretërore

               Publikuar në : 18:57 - 05/11/18 |
Gerta

Dihet që protokolli mbretëror është shumë strikt përsa i përket kodit të veshjes, dhe nuk mund të tolerojë incidente të asnjë lloji.

Por, si ia bëjnë Kate dhe Meghan që të mos u ngrihet fustani kur fyren erë, të mos zbulojnë shumë dekolte apo të mos u rrëshqasin takat ?

Kate Middleton përdor shtresa silikoni në mënyrë që të mos i rrëshqasë këmba

Mbatja e takave për një kohë të gjatë mund të jetë sfilitëse për të gjitha gratë, e Kate Middleton nuk bën përjashtim. Në ndryshim nga Meghan Markle e cila zgjedh të veshë këpucë një numër më të madh, Dukesha preferon shtresat e silikonit

Flokët e kapura topuz i rrinë gjithnjë në vend dhe nuk i del asnjë fije… Sado të përiqeni t’i kapni në këtë mënyrë, nuk do e arrini kurrë nëse nuk i kapni flokët me një rrjetë të hollë ! Po, po..Ky aksesor, është sekreti i dukeshës! Ajo përdor rrjeta të holla, thuajse të padukshme për të mbajtur topuzin në vend pa lëvizur.

Çanta e Lady Dianës

Princesha e Uellsit, njohur ndryshe edhe si Princesha e popullit, është shquar gjithmonë për stilin e saj elegant dhe sharmant, ku krahas ngjyrave bie në sy edhe një element shumë identifikues, çantat e vogla të dorës. Këto çanta, të ngjyrave dhe modeleve të ndryshme, i përkisnin koleksionit të stilistes londineze Anya Hindmarch, e cila kuronte gjithmonë stilin mbretëror të lady D. Por këto çanta nuk shërbenin vetëm për të plotësuar veshjet e saj, ato kishin një funksion akoma më të veçantë. E imagjinoni dot për çfarë bëhet fjalë ? Qëllimi i tyre ishte të mbulonin dekoltenë e princeshës në raste incidentesh dhe të pengonte paparazzët e shumtë.

Këpucët më të mëdha

Në vend që të shtrëngoni këmbët aq sa të keni vështirësi në të ecur, mund të bëni si Meghan Markle apo shumë modele të njohura nëpër botë që i mbajnë këpucët, gjithmonë, një numër më të madh (ndërsa sandalet apo shapkat e sheshta deri në 2 numra më të mëdhenj) .
Gjithësesi, këpucët një numër më të madh ruajnë këmbët dhe parandalojnë formimin e kallove, arsye për të cilën Meghan zgjedh një numër më të madh.

Sipas Myka, themelues i ‘’Beaumont Etiquette’’, dy nuset e familjes mbretërore kanë një truk të thjeshtë për të shmangur këtë gjë: vesh body sipër të brendshmeve. Kjo gjë krijon energji statike dhe bën që fustanet apo fundet pak të hapur, të mos ngrihen lart. Me siguri mbretëresha është shumë e lumtur për këtë gjë.

Pas