-Jetë dhe Stil, -Tendencë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Foto/25.000 dollarë për t’u shndërruar në një kukull Barbie, mamaja 46 vjeçare përtej çdo kufiri

Një mama beqare ka shpenzuar 25.000 dollarë për tu shëndrruar në një kukull Barbie njerëzore. Rachel Evans, 46 vjeç është e fiksuar me lodrën ikonë të vajzave. Edhe pse ky fiksim me Barbien nuk është rasti i parë, mosha e kësaj gruaje të krijon disi ndjenjën e habisë. 46 vjeçarja nga Londra, ka krijuar në fytyrën e saj një pamje të ngrirë, madje ajo ka ndërhyrë edhe në buzëqeshjen e saj. Për 11 vite ajo ka realizuar një sërë operacionesh plastike të cilat e kanë shndërruar në një kukull Barbie. Ajo madje ka ndërhyrë edhe në cepat e buzëve të saj, për t’i dhënë fytyrës një buzëqeshje permanente.

“Unë ndihem si Barbie, mendoj si Barbie, dhe jam një Barbie” – shprehet 46 vjeçarja. Ajo gjithashtu frekuenton palestrën 5 ditë në javë për të mbajtur trupin në formë. Rachel edhe bashkëshortin e kërkon në standardet e Ken, kukullës së famshme mashkull. Ajo pretendon se është e vetmja Barbie njerëzore në Britani dhe se ka ende në plan të shpenzoj para për tu dukur edhe më e ngjashme me kukullën Barbie./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko