1, Bota

Foto/15 vite e burgosur në shpellë dhe abuzuar seksualisht nga “doktori” mashtrues

Një grua indoneziane ishte marr peng dhe ishte mbajtur e mbyllur në një shpellë për 15 vjet, nga një shërues shpirtëor lokal i cili eshte kishte abuzuar me të.

28-vjecarja e identifikuar vetëm si “H”, u gjet të dielën në një shpellë pas disa shkëmbinjve të mëdhenj në fshatin Bajugan në një provincë të Indonezisë qendrore.

Policia kishte marr një informacion që H mbahej nga një 83-vjecar i quajtur Jago. Pasi e morën në pyetje personin në fjalë ata e gjetën dhe e shpëtuan vajzën.

Jago

Sipas policisë, familja e vajzës e kishte dërguar atë tek Jago për trajtim në vitin 2003, kur ajo ishte 13 vjece. Jago ishte i njohur për shërbimet e tij të mjeksëisë alternative dhe metodat e tij shëruese.

Por pak kohë më pas, ai i kishte thënë familjes se vajza ishte larguar dhe ajo u raportua e humbur pasi kërkimet për ta gjetur kishin dështuar.

Sipas policisë cituar nga CNN, Jago kishte abuzuar seksualisht  me vajzën për  15 vjet nën pretekstin e magjisë shëruese. Ai i kishte treguar asaj foton e një burri të quajtur Amrin, që sipas tij ishte xhind. Gjatë seksit Amrin do të shfaqej ose do të hynte në trupin e Jagos, bën me dije policia.

Viktima do të dërgohet në spital për ekzaminim, ndërsa Jago rrezikon 15 vite burg./ Pergatiti: Opinion.al

Shpella

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko