InstaBIZ, Te Fundit

Foto/ Viti nis mbarë për Dua Lipën! Rrëmben dy çmime në ceremoninë e EBBA-s

dua lipa

Për këngëtaren shqiptare sukseset nuk po kanë të ndalur

2017-ta rezulton të jetë një vit i suksesshëm për Dua Lipan pasi që ajo mbrëmë mori dy çmime nga European Border Breaker Awards (EBBA), ku mori çmimin Peoples Choice Award dhe European Borders Breaker Award.

dualipa1

Dua duket të ketë mirëpritur këto çmime, pasi që ka vendosur të bëj edhe një fotografi dhe të shkruaj për to në rrjete sociale, “Çfarë fillimi për vitin 2017! Faleminderit të dashurit e mi për votat e juaja dhe mbështetjen tuaj! Faleminderit juve Festivali i çmimeve Evropiane për çmimin më të mirë të fillimit të vitit dhe falënderim te veçantë edhe për ekipin tim që çdoherë më bëjnë të ndjehem si në shtëpi kur gjendemi shumë larg dhe arrijmë të bëjmë çdo shfaqje apo udhëtim të paharrueshëm! Po ndjehem shumë me fat”, shkroi Dua Lipa.

“No Lie”, titullohet kënga e fundit e Duas të cilën e ka publikuar në bashkëpunim me reperin Sean Paul.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko