1

Foto-Video/Bularat, grekët përcjellin Kostandinin me thirrje nacionaliste

               Publikuar në : 11:08 - 08/11/18 |
ri.de.

Kostandinos Kacifas u vra pasi luftoi me policinë shqiptare në kodrat e Bularatit, por grekët po e përcjellin si “hero” në banesën e fundit. “Kostandin je heroi ynë. Kacifa jeton, ti na drejton”, kanë qenë thirrjet e grekëve në Bularat.

Po kështu sot në Bularat ka ardhur dhe eurodeputetja greke Eleni Theocharous. “Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t’i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut.”-tha eurodeputetja.

Theksojmë se familja Kacifas nuk pranon që media shqiptare të afrohet prane baneses se tyre, duke lejuar vetem median greke të filmojë apo të marrin intervista.

Policia shqiptare ka shmangur sot çdo përplasje duke i lënë grekët të bëjnë ç’të duan në fshatin Bularat, të Bashkisë së Dropullit që përbëhet nga pjesëtarë të pakicës etnike greke në Shqipëri.

Pas