-Jetë dhe Stil, -Tendencë, Metro

Foto/ Veshjet e meshkujve që femrat ”urrejnë’ !

Në artikujt tanë flasim vazhdimisht për femrat, por në artikullin e sotëm do të ndërrojmë stafetën. Do të flasim për veshjet e meshkujve, më saktë për ato veshje që femrat i kanë halë në sy. Moda nuk mund të jetë kurrsesi ekskluzivitet i femrave, por pasi të shihni fotot e mëposhtme do të kuptoni që ndoshta është më mirë të bëni ju shopping për ta  pasi situata paraqitet shumë rëndë.
Pantallonat shumë të shkurtër: Ok djema, nuk kemi thënë asgjë deri më tani për pantallonat treçerekshe, por kur bëhet fjalë për pantallonat e shkurtër nuk mund të rrimë aq indiferente. Ndoshta ju mendoni se dukeni trendi, por ja që nuk është kështu. Bëni mirë t’i hiqni menjëherë nga garderoba.

Shpakat me gisht: Nuk mund të mungonin kurrsesi shapkat me gisht në listën e veshjeve që femrat nuk i shohin dot me sy. Janë shumë komode dhe praktike kur bëhet fjalë për plazhin, por as mos e çoni ndërmend t’i vishni në një darkë mes miqsh apo një mbrëmje në club. Sinqerisht, janë out.

Jelek i ngushtë west dhe T-shirt: Shumë meshkuj mund ta kenë përdorur të paktën një herë në jetë një kombinim të tillë në adoleshencën e tyre, pasi në fillim vitet 2000 pati një lulëzim të tyre. Pooooor, por me shumë ‘’o’’ mos mendoni ta përdorni më. Duket shumë keq dhe ju jep pamjen e djemve që nuk duan të rriten kurrë.

Shapkat dhe sandalet me çorape: Këtu fotoja flet vetë dhe nuk ka vlerë asnjë shpjegim i mundshëm. Jo dhe vetëm jo !

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko