-Rrjete Sociale, InstaBIZ, Te Fundit

Foto/ Tuna lidh martesë me Patrisin?

Këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna, sot pritet t’i japë fund beqarisë së saj.

Sipas burimeve të rtv21, këngëtarja sot do të martohet me Patrisin, vëllain e muzicientit dhe këngëtarit, Robert Berishës.

Për veshjen e saj, Tuna në ditën e saj më të lumtur, ka zgjedhur stilisten, Vjollca Llapashtica, e cila me këtë rast ka publikuar një foto të këngëtares duke e uruar për më të mirat.

Tuna dhe Patrisi, janë përfolur shumë nga mediat e vendit dhe më gjerë, deri kur kanë pranuar se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

tuna

Mesa duket çifti dëshiron që të ndajë të drejta të plota mbi djalin që do të vijë në jetë. Ndërkohë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin e martesës së tyre.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko