Bota

Foto/ Trishtimi i nënës në shtratin e vajzës me kancer: Duhet të varros brenda pak ditësh këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas babanë tim

               Publikuar në : 12:23 - 11/01/18 |
ri.de.

Ally Parker nga Florida ka tronditur rrjetin duke publikuar foto dhe fjalë therëse për vajzën e saj vetëm 5 vjeç dhe të atin po ashtu të sëmurë rëndë. Është një botë e tmerrshme, shkruan ajo, brenda pak ditësh duhet të varros këtë krijesë të mrekullueshme dhe më pas babanë tim.

Pak ditë para Krishtlindjeve, Braylynn u diagnostikua një kancer vdekjeprurës të trurit që nuk ka shërim.
Këta dy janë njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë. “Të gjithë menduam se ata do të jetonin dhe kurrë se kishim menduar që Braylynn im i çmuar do të ishte e para që do të shkonte.

“Në pak ditë unë do të duhet ta varros këtë vajzë të bukur. Muaj, ndoshta edhe javë më vonë, do të duhet të varros babain tim.

“Të dy heronjtë e mi po shkojnë brenda të njëjtit vit. Si mund të na ndodhte kjo? Çfarë bëri secili prej nesh për ta merituar këtë? Unë nuk pranoj të besoj se ka një arsye për këtë. Kjo botë është një vend i tmerrshëm”, shkruan ajo. Fjalët e kësaj gruaje kanë prekur miliona njerëz në mbarë botën. /Marrë nga The Sun, në shqip: Opinion.al

Pas