-Vënde për tu parë, InstaBIZ, Metro, Te Fundit, Travel

Foto/ Tortelini dhe lazanja, ky është vendi i preferuar i Irena Kitës

Këtë herë për lexuesit e Opinion.al në rubrikën “Udhëto me mua”, kemi një vend i cili është tepër mbreslënës, një qytet në Italinë Veriore.

Juristja simpatike Irena Kita, ka sugjeruar për të gjithë ju destinacionin e saj të preferuar, i cili është Bolonja.

Bolonja është qyteti ku ju mund të gjeni gjithçka. Bolonja është shtëpia e institucioneve prestigjioze kulturore, ekonomike dhe politike, si dhe një nga rrethet më fantastike të turizmit Europian. Bolonja është gjithashtu një nga qytetet më të pasura në Itali.

Kita ka treguar disa vende konkrete të cila ju mund ti vizitoni nëse ndodheni aty. Sipas saj ky është një vend i kompletuar dhe ku i gjen të gjitha, ushqimin e mirë, argëtimin në sheshe e parqe, bare e rastorante.

“Bolonja është destinacioni që unë jam e lidhur shpirtërisht. Ja u sugjeroj lexuesve tuaj sepse dhe çmimet e biletave janë të mira, e po ashtu është një destinacion i shkurtër, të duhet vetëm 1 orë e gjysmë dhe ti ndodhesh atje.

Ka mundësi argëtimi pa fund, ushqim të mirë, shumë aktivitet nëpër rrugë, parqe të mëdha, është qytet me shumë të rinj.

Pjesa e qendrës është pedonale, e nëse do të ndodheni në qendër duhet të ndaloni në restorant “Djana”, ndër restorantet më të mira. Tortelini dhe lazanja janë ushqimet që do sygjeroja të mos iknit pa i provuar. Parqe pa fund ndër ta mund të përmend ‘Giardini Margherita’ , janë të mbipopulluara, nuk mungojnë as sportistët në këtë park, me pak fjalë vend që ka mundësi argëtimi pa fund. E nëse shkoni në fundjavë mund ta vizitoni, do ishte idealja për ditë të qeta pas punëve intensive”, shprehet juristja e njohur Irena Kita.

Më tej Kita nuk harron të përmend disa objekte me vlera kulturore të vendit të saj të preferuar. Ajo thotë se aty janë bibliotekat më të bukura në botë e po ashtu ka një sërë objektesh historike që duhen vizituar.

“Si shtëpia e universitetit më të vjetër në botë, për mua ka bibliotekat më të bukura, ato janë të përqëndruara në qendër të qytetit, domethënë ke qejf të studiosh në të tilla ambiente.

Në kodrat e Bolonjës janë të lokalizuara zonat më të pasura, ku ka diskoteka, e lokale.

Një tjetër vend që mund ta vizitoni mund të jetë “San luca” që ofron një pamje të mrekullueshme, një kishë nga ku mund të shohësh Bolonjën.

Si përfundim kurrsesi nuk mund të laroheni pa vizituar dy kullat karakteristike të Bolonjës. G.Z/Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko