Galeri, InstaBIZ

Foto/ Sot Dita e Baballarëve: Këta janë VIP-at që kujdesen shumë për fëmijët e tyre

Dita e Baballarëve është një festë që festohet jo kudo në të njëjtën ditë, por për çdo vend ka të njëjtën vlerë. Është një festë si një nderim ndaj atësisë së lidhjeve prindërore dhe influencës së babait në shoqëri.

I shohim gjithmonë teksa ligjërojnë në politikë, shënojnë gola, prezantojnë emisione, kënaqin publikun me muzikën e tyre, por të gjithë biem në një mendje se duken më bukur në rolin e babait. Ata nuk hezitojnë t’i mbushin rrjetet sociale me momentet më të bukura që kalojnë me fëmijët e tyre. U tregojnë fëmijëve botën, u mësojnë notin, i ushqejnë me biberon, i shëtisin me karrocë, u thonë fjalë të bukura, i vënë në gjumë te supi, u rrëfejnë histori, u marrin erë te gusha, i mësojnë të gatuajnë, i mbajnë se mos rrëshqasin mbi borën e parë, u ndërrojnë edhe pelenat e që marrosen pas tyre.

Që nga kryeministri (që po prindëror për herë të dytë) e deri tek aktorët, këngëtarët, gazetarët e futbollistët, këta janë baballarët e gjeneratës së re.

collagerama

collagealbancollageermalcollagegjebrealicos

collageblendi

collageflorgagcollageloriucollagepolici

collagebigbasta

/intv

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko