-Si u Veshën, Kryesore

Foto/ Si vishen të ftuarit në Opinion; ju tregojmë ato që ju nuk keni vënë re

Java e parë e emisionit “Opinion” për vitin 2018 ka nisur me të hënë mbrëma me një temë nga aktualiteti, shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit Haki Cako dhe është mbyllur me vlerësime për punën e kabinetit të qeverisë Rama 2; “Kush është ministri më i pëlqyer i qeverisë?”

Teksa të ftuarit u dalluan për qëndrimet dhe deklaratat, por nuk kishim si të linim pa komentuar paraqitjen e tyre në këtë javë në studion e Opinion.

Në fakt në Opinion nuk ka të veshur keq, ose më saktë jashtë etikës së emisionit, apo të kombinuar pa shije, përkundrazi nga vëzhgimi i një kohe të gjatë të ftuarit përpiqen të vijnë brenda etikës, seriozë ndonjëherë edhe  shumë thjeshtë, po të etiketuar si “të veshur keq” do të ishte e vështirë të gjenim.

Ditën e hënë paneli ishte i ndërtuar nga meshkuj, analistë dhe gazetarë. Analisti Artan Hoxha dhe gazetari Robert Rakipllari përball analistit Lorenc Vangjeli dhe gazetarëve Artan Hoxha dhe Spartak Koka.

Analisti Artan Hoxha ka ardhur i veshur në trend ditën e hënë, duke u kombinuar në tonet e blusë së errët me bluzë, xhaketë sipër dhe pantallona. E ndërsa ditën e mërkurë, kostum të zi dhe këmishë gri por pa kollare, dukje tepër elegante.

Sa i përket analistit Lorenc Vangjeli ka një konstatim, ai në Opinion vjen i veshur vetëm serioz, në kufijtë e një zyrtari, e nëse bën një vëzhgim të thjeshtë në faqen e intagramit opinion.al nuk do ta shini atë asnjëherë pa kollare dhe kostum. Kryesisht qëndron në ngjyra shumë të errët të zezë dhe blu e rrallë mund të shfaqet në tonet të hapura.

Një tjetër veshje që mund të veçohet nga kjo javë në Opinion është edhe ajo e Ylli Manjanit. Që prej ikjes nga detyra e Ministrit të Drejtësisë, Manjani u është larguar edhe më tepër paraqitjeve zyrtare me kostum edhe kollare. Këtë herë ai ka rënë në sy në Opinion teksa ka ardhur me pantallona të ngushta në ngjyrë të zezë, golf në tonet e blusë së errët dhe xhaketë po ashtu në ngjyrë të zezë. Teksa ka pozuar me shkopin e Fevziut, Manjani ka dhënë një pamje simpatike nga studio e emisionit.

Edhe gazetari Armand Shkullaku në daljen e tij në Opinion ka ardhur me kostum, kollare dhe këpucë serioze. Kostumi në ngjyrë të errët, këmishë në tonet e bluzë së hapur, kollare me shkëlqim po në tonet e blusë po pak më të mbyllua. Shkullaku nuk heq dorë nga e errëta dhe duket se ajo i shkon tepër me tiparet dhe ngjyrën e lëkurës.

Një ndryshim që ra në sy ishte në paraqitjen e gazetarit të kronikës Spartak Kokës, këtë herë ai i vite me flokë më të gjata të krehura lart sipas trendit të momentit, në veshje më konfidenciale, pa kollare dhe kostum, por me një këmishë dhe pantallona xhins.

Sa i përket vajzave dhe grave në panelet e kësaj jave ishte gazetarja e ABC news Mirela Milori. Milori është padyshim një nga figurat simpatike të ekranit, por në opinion zgjedh zakonisht të vij thjeshtë, si në grim ashtu edhe në stilim e flokëve, ndërsa në veshje tepër elegante. Këtë herë kishte veshur një fustan të zi çka i dha tepër prezencë, flokët e kapura dhe grim fare të lehtë.

Pedagogia Iris Luarasi ishte pjesë e panelit në Opinion ditën e enjte, duket se e ka tepër qejf ngjyrën e bardhë, pasi kujtojmë që edhe pak kohë më parë ka ardhur me një fustan të bardhë. Këtë herë Luarasi ka zgjedhur të vij më një këmishë të bardhë të gjatë, me fruda në pjesën fundore dhe një palë pantallona lëkurë të zeza, e këpucë të zeza, ky është stili i saj i ka në preference frudat. Një krehja me pak onde dhe pa dyshim një grim tepër i përshtatshëm për veshjen dhe emisionin. Edhe këtë herë Iris Luarasi u duk tepër bukur. Më poshtë do të gjeni të gjithë të ftuarit e kësaj jave në Opinion, jepni komentin tuaj në facebook sa i përket paraqitjes së tyre./Gerta Zaimaj-Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko