-Si u Veshën, Kryesore

Foto/ Si u veshën në ‘Opinion’? Ja kush dalloi nga të ftuarit

Kjo javë në “Opinion” ka sjellë zhvillimet dhe deklaratat e disa prej gazetarëve dhe analistëve më mediatik në vend.

Por si janë dukur ata në pamjen e tyre teksa kanë qenë të ftuar në emision? Çfarë kanë veshur dhe si janë kombinuar? Më poshtë do të sjellim disa foto dhe komentet përkatëse për secilin.

Pjesë e Opinion këtë javë ka qenë gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala, deklarata e saj janë të forta dhe  veshjet e saj gjithmonë te thjeshta. Vihet re se ngjyrat e preferuara të saj janë e bardha dhe e zeza. Të hënën në Opinion ajo erdhi e veshur në po këto ngjyra. Pantallona të zeza, bluzë të zezë , xhaketë të bardhë dhe  këpuce të zeza. Sa i përket grimit ishte tepër i lehtë dhe flokët të krehura drejtë. Lala është gazetare e kronikës së zezë në terren e cila shfaqet gjithmonë brenda etikës dhe tepër  përshtatshëm  për ekranin, ajo duket mjaft simpatike në syrin e publikut.

Studiuesi Aurel Plasari ishte ai që duhet të dëgjonte publiku në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sa i përket paraqitjes ai erdhi në Opinion i veshur në një përzierje ngjyrash të errëta. Xhaketë në tonet e blusë të hapur, këmishë të bardhë, bluzë sipër këmishës të zezë,pantallona në ngjyrë të errët- të zezë, këpucë të zeza. Veshje e përshtatshme me emisionin dhe ngjyra të kombinuara mirë. Historiani në fund të fundit do të dëgjohej për atë që thoshte më tepër se sa do të shihej për pamjen e tij, e cila është e sigurt që ka qenë tepër e dashur për publikun.

Gazetari Çim Peka ka qenë i ftuar ditën e enjte në Opinion teksa flitej për garën në FSHF, mes Armando Dukës dhe Bashkim Finos. Peka ka ardhur me një kostum me kuadrate, në tonet e kafes së pjekur. Pa kollare, pasi kostumi kishte poshtë tij edhe jelek dhe këmishë të bardhë. Kuadratet kanë qenë tendenca e këtij sezoni, por në Opinion deri tani nuk na kishte ardhur asnjë me kostume me kuadrate kafe. Pekës duket se kostumi i shkonte me ngjyrën e lëkurës dhe tiparet.

E meqë po diskutohej për futbollin nuk kishte si të mungonte një nga përfaqësuesit e federatës Shqiptare të Futbollit, Denis Bastari drejtor në Departamenti e Administratës dhe Marketingut në federatë ka ardhur tepër elegant në Opinion. I veshur me një kostum në tonet e blusë së mbyllur me kuadrate të mëdhenj fare pak të dallueshëm, këmishë të bardhë dhe kollare në ngjyrë kafe të errët. Të gjithë të ftuarit kanë ardhur brenda etikës së emisionit, dhe asnjëri prej tyre nuk ka eksperimentuar me pamjen. Më poshtë do të keni fotot e gjithë të ftuarve, jepni komentin tuaj në facebook për veshjen që ju pëlqen më tepër. Gerta Zaimaj/Opinion.al

 

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko