-Si u Veshën, Aktualitet, InstaBIZ

Foto/ Si u vesh Basha dje në “Opinion”?

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i ftuar dje në studion e emisionit “Opinion” në një intervistë përball gazetarit Blendi Fevziu.

Në një intervistë të fokusuar tek aktualiteti politik i vendit që nga marrëveshja me Ramën, tek listat e kandidatëve të PD e deri tek zgjedhjet e 25 qershorit. Basha po ashtufoli edhe për programin e partisë së ti dhe la të nënkuptohej që nuk do të kishte një koalicion me Ramën pas zgjedhjeve. Intervista ishte tepër dinamike dhe të gjitha deklaratat e fora i gjeni të plota në opinion.al, por ajo që ra në sy dje ishte paraqitja e Bashës.

Pasi Basha u prit nga Drejtori i Televizionit Klan Aleksander Frangaj dhe stafi i emisionit ai ju drejtua dhomës së grimit, ku opinion.al ka shkëputur këtë foto.

Kreu i opozitës dukej tepër elegantë i veshur më një kostum serioz të zi, këmishë të bardhë dhe kollar mes nuancave të dy ngjyrave, lejla e errët dhe blu e erret. Basha zakonisht nuk eksperimenton me veshjen e tij ndaj edhe zor se mund të ketë kritika mbi paraqitjen e tij. /opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko